📣 Në datat 08 dhe 09 nëntor u zhvillua trajnimi me kredite në Shkollën Atë Pjeter Meshkalla, Shkodër me temë: Aftësitë personale dhe ndër personale të mësuesit dhe teknikat për zhvillimin e tyre


➡ Ky trajnim synon të rrisë vetëdijen e mësuesit në lidhje me veten, rolin e tij në klasë, dinamikat e klasës, sfidat dhe njëkohësisht të pasurojë mësuesin me teknika konkrete të menaxhimit të situatave problematike në klasë.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në fitimin nga ana e mësuesit të sigurisë në procesin mësimdhënës duke njohur dhe privilegjuar kanale komunikimi dhe teknika që e lehtësojnë si mësimdhënien por dhe mardhënien e tij me nxënësit, kolegët dhe prindërit.
👩‍🏫Trajnuese: PhD Megi Vjerdha (Shllaku)


PhD Megi Vjerdha (Shllaku) është pedagoge në Departamentin e Mësuesisë në Universitetin Luigj Gurakuqi. Ka përfunduar studimet universitare për Psikologji Klinike e në vijim edhe doktoraturën me specializim në Çrregullimin e Spektrit Autik në Universitetin Papnor Salezian në Romë.

#edukimikatolik

Shperndaje këtë postim!