Në datën 13 nëntor u zhvillua trajnimi me teme: Mjetet dhe
materialet e reja didaktike në ndërtimin e një programi mësimor për tematikat e
formimit etik.
Trajnimi ka për qëllim t’u japë mësuesve një vizion hyrës mbi
etikën dhe rëndësinë e saj formuese për jetën. Gjithashtu i jep atyre mundësinë
të përfshijnë nxënësit në këtë ecje formative nëpërmjet instrumenteve konkrete
metodologjike dhe didaktike.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në nxitjen mësuesve për të ndërtuar instrumente
dhe materiale të reja didaktike dhe u mëson se si mund të ndërtohet një program
mësimor dhe elementët përkatës për një orë mësimi dinamike.
Trajnues: Moter Teuta Buka dhe MAs. Mirela Andreozzi
Mt. Teuta Buka
Ka një eksperiencë 21 vjeçare në fushën e arsimit si mësimdhënëse, drejtuese
dhe eksperte trajnere per te rritur. Formimi i saj baze për gjuhë italiane dhe
i pasuruar më specializimin në Teologji shpirtërore dhe kurse të tjera
universitare në dy universitete të Romës: Lateranense dhe Ausilium. Ka
gjithashtu dhe specializimet e mëtejshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit
në arsim në të gjitha nivelet si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë.
Mirela Andreozzi (Dautaj)
Eksperte Pedagogjiste me një eksperiencë 22 vjeçare në fushën e edukimit si
formal dhe jo formal. Ka formim bazë pedagogjik dhe manaxherial si dhe
specializim si trajnuese si në Shqipëri dhe jashtë. Në fushën e trajnimit ka
një eksperiencë gati 18 vjeçare në bashkëpunim me qendra trajnimi me traditë në
formimin e figurave edukative si drejtues shkollash dhe kopshtesh, edukatore
dhe mësues, psikolog e punonjës social.
#edukimikatolik