Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar (KKEKSH) në bashkëpunim me shkollën “Don Bosko” në Tiranë zhvilloi trajnimin me temë : “Mekanizmi i referimit të rasteve në nevojë për mbrojtje” ku mori pjesë i gjithë stafi mësimor dhe ai ndihmës i kësaj shkolle.Trajnimi u mbajt nga zj. Senada Duli, psikologe, dhe kishte për qëllim që mësuesit dhe stafi ndihmës të njiheshin dhe të pervetësonin sa më mirë njohuritë mbi mekanizmat e referimit të Politikës së KKEKSH për një mbrojtje terësore të fëmijëve në kopshtet dhe shkollat e rrjetit të Edukimit Katolik në Shqipëri .#childprotection#catholiceducation#staysafe#safeguardingPolicy KKEKSH










