Uncategorized

Konferenca “Arsimi Katolik ne Trevat Shqiptare “

Ditën e shtunë, datë 24 maj 2025, Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar, në Ditën e Edukimit Katolik, nën kujdesin e Kordinatorit të Konferencës Andreas Dushi zhvilloi konferencën “Arsimi katolik në trevat shqiptare”. Në të morën pjesë studiues nga Shqipëria dhe Kosova, pjesë e insTituteve kërkimore si Akademia e Shkencave e Shqipërisë, staf universitar në Universitetin e Tiranës dhe atë të Shkodrës si dhe mësues të shkollave të ndryshme pjesë e rrjetit tonë, si :“Atë Pjetër Meshkalla” si dhe shkolla “Zemra e Krishtit” Shkodër.

Konferenca, e ndarë në dy seanca, ofroi një vështrim të ri mbi historinë e arsimit katolik në Shqipëri dhe ndikimin e tij në kombformim e po ashtu, hodhi dritë mbi disa prej sfidave me të cilat, në këtë kohë dinamike që po jetojmë, përballet.

Aktet e konferencës do të botohen në fillim të shtatorit në një vëllim të veçantë. Vëllimi do të ofrohet në dy variante, i shtypur dhe formatin online.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.