Ditën e sotme vizituam “Qendra Don Bosko” Tiranë, ku zhvilluam një takim me 4 Referentet për mbrojtjen e fëmijëve të kësaj shkolle. Takimi u fokusua kryesisht mbi zbatueshmërinë e procedurave që Referentet duhet të aplikojnë në kuadër të “Politikës së mbrojtjes së fëmijëve” me qëllim garantimin e mbrojtjes dhe sigurisë së nxënësve brenda mjediseve shkollore. KKEKSH nëpërmjet monitorimit të brendshëm që kryen cdo vit në institucionet edukative të rrjetit, bën të mundur evidentimin e sfidave dhe nevojave që ata ndeshin gjatë ushtrimit të detyrës si dhe rekomandimet e përcjella që diktojnë përmirësimin e Politikës.

#safeguardingpolicy

#prevention

#childprotection

#catholiceducation

Shperndaje këtë postim!