kkeksh, Safeguarding Policy

Takim formues ME nxënës dhe mësues të Shkollës Profesionale “Kolin Gjoka”

KKEKSH mirëpriti nxënës dhe mësues të Shkolla Profesionale “Kolin Gjoka”në Lezhë që mbështeten nga organizata Mary Ward Loreto në çështjet e mbrojtjes së fëmijëve. Takimi formues u fokusua në prezantimin e dokumentit të Politikes të mbrojtjes së Fëmijëve të rrjeti të KKEKSH, Kodit të Etikes dhe sjelljes për stafet shkollore dhe nxënësit në Institucionet arsimore të arsimit parauniversitar. Koordinatorja Kombëtare e KKEKSH Mt. Teuta Buka së bashku me Përfaqësuesen e Mbrojtjes së fëmijëve zj. Malvina Pergega bashkëndanë me të pranishmit eksperiencën e deritanishme me shkollat në zbatimin e Politikës për mbrojtjen e fëmijëve si dhe sfidat e ndeshura përgjatë këtyre viteve.

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.