Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Në përgjigje të kërkesës së Koordinatorit Kombëtar, Motër Teuta Buka, për takim lidhur me diskutimet e hapave të mëtejshëm për realizimin e ndryshimeve ligjore të propozuara nga Komisioni ne vitin e shkuar, me datë 19 prill 2024 në ambientet e Ministrisë së Arsimit u realizua një takim mes KKEKSH të përfaqësuar nga Koordinatori Kombëtar, mt. Teuta Buka dhe specialisti i komunikimit, Andreas Dushi dhe Minsitrisë të përfaqësuar nga zëvendësministria, znj. Nina Guga, specialistja e Zhvillimit të Politikave pranë Ministrisë së Arsimit, znj. Rozalba Merdani dhe specialisti i Sektorit të Politikave të Arsimit Parauniversitar, z. Besnik Rama. Pasi bëri një historik të propozimeve që Komisioni i ka drejtuar Ministrisë, motër Teuta kujtoi përgjigjen e ardhur nga Minsitria në shkresën e fundit ku thuhej se ndryshimet nuk do të përfshihen në ligj, pasi mund të rregullohen nëpërmjet akteve nënligjore. Në parim, u ra dakord që të paktën disa nga çështjet e sipërcituara mund të adresohen në udhëzimet përkatëse. Zëvendësministria ngarkoi z. Rama të përgatiste një MEMO për Ministren lidhur me këtë çështje. I gjithë takimi u shoqërua nga një frymë e përgjithshme mirëkuptimi dhe pranimi se ajo çfarë KKEKSH kërkon është e drejtë; se institucionet tona arsimore nuk janë fitimprurëse dhe “private” në sensin klasik që ka kjo fjalë, por në to ka edhe nxënës, shumë madje, të ardhura nga shtresa me problematika sociale dhe në nevojë.

Në mbyllje, u ra dakord gjithashtu që në vazhdim, në ndryshimet e reja që do të bëhen në ligjin për arsimin parauniversitar, dhe vecanërisht në lidhje me arsimin parashkollor, KKEKSH të vazhdojë të jetë pjesë aktive e procesit në dialog me Ministrinë e Arsimit. 

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.