Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

KKEKSH në bashkëpunim me shkollën “At Shtjefën Gjecovi” Lezhë , zhvilloi takimin sensibilizues me qëllim prezantimin e Politikës së mbrojtjes së fëmijëve si dhe procedurave të saj si dhe mbi rolin dhe rëndësinë e figurës së Referentit në procedurën e menaxhimit te rasteve.

Në këtë takim ishin të pranishëm stafi i kopshtit “Shën Eufemia”, Kallmet ,stafi i kopshtit “Shën Annibale”Shëngjin, stafi i Qendres ditore”Maria Mantovani”, stafi i kopshtit “Nëna Franciska”Hot I Ri Shkodër”, si dhe stafi i Kopshtit “Gëzimi për të jetuar” Lezhë.

Më pas ekipi i KKEKSH realizoi dhe një vizitë monitorimi brenda ambienteve të kopshtit dhe shkollës “At Shtjefën Gjecovi” me qëllim verifikimin e zbatueshmërisë së kritereve që Politika për mbrojtjen e fëmijëve parashikon.

📍Faleminderit Drejtoreshës së shkollës Motër Judita Marku për organizimin dhe mikëpritjen 🙏

#safeguardingpolicy

#CatholicEducation

#childprotection

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.