Në vazhdën e angazhimit te rrjetit tonë të edukimit katolik shqiptar KKEKSH per Paktin Edukativ Global si dhe të aktiviteteve të muajit Maj si muaji i Edukimit Katolik u organizua me dt 17 maj 2023, në Hotel Tirana International, Seminari me temë:
“TË EDUKOSH NË ERËN DIGJITALE: Shkolla & IA një sfidë e paprecedent”
Ky seminar u realizua me Di. S.A.L. e cila bashkëndan me KKEKSH, vizionin për edukimin tërësor të brezit të ri, dhe ishte një mundësi për të shpehur dëshirën konkrete për një angazhim në edukim, si edhe vullnetin tonë për t’I ndenjur besnikë misionit tonë edukativ.
Dy ishin koordinatat e këtij seminari: një sfidë dhe një vizion;
- Sfida e teknologjisë që me ritmet e shpjeta dhe të ndryshme nga ai ritmi i rritjes biologjike na vendos para shumë pikëpyetjeve.
(Shih. Strumentum laboris I Paktit Edukativ global, tetor 2019)
- Të vendosim në qendër të çdo procesi edukativ, personin: vlerën dhe dinjitetin e tij.
(Shih, Pika 1. Pakti Edukativ Global, Tetor 2020)
Një komunitet edukativ, i domosdoshëm për rritjen e brezave të rinj, nuk ndërtohet pa një vemendje ndaj për njeriun dhe pa një vizion të përbashkët për lumturinë e tij.
Në këtë erë të re digjitale, pyetjet që momenti historik na parashtron janë të shumta si:
- Cilat janë parimet që duhet të jenë në bazë të zhvillimit tekonologjik?
- Cili është qëndrimi i duhur ndaj këtyre zhvillimeve të shpejta, për ne si persona të përgjegjshëm në edukim?
- Ne cfarë mënyre ky zhvillim mund të lehtësoje apo pengojë proceset delikate të formimit të personit njerzor?
- A duhet që shkolla të bëjë një hap cilësor të vetëdijshëm në përgjigje të sfidave të reja?
- Cilat janë paradigmat e reaj që na parashtron kjo risi dhe këto instrumente? Etj.
Fjalët kyc si; Vlerë, etikë, person njerëzor, vëllazëri, marrëdhenie edukative, edukimi, teknologji, shoshitje, ishin si fill lidhës i ndërhyrjeve të larmishme.
Nga kontributet e secilit prej relatorëve këto pyetje e këto fjalë u pasuruan nga këndvështrimet e tyre shkencore dhe profesionale duke na ndihmuar në leximin e fenomenit dhe se si është duke e jetuar dhe trajtuar aktualisht realtiteti shqiptar këtë ndryshim epokal.
Synimi i këtij Seminari nuk ishte të shterrojmë tematikat, por të bashkëndajmë, të pasurohemi e të kontribuojmë në krijimin e një bashkësie të vemendshme ndaj njeriut dhe nevojave të tij të vëreta të rritjes.
Falenderojmë Sh.T. Imzot Arjan Dodën, për mbështetjen dhe pjesëmarrjen,
miqtë e Di. S.A.L. në personin e Z. Ezio Delfino, President dhe Maria Stella Perrone Drejtoreshë
Dhe në vecanti dhe kontributete e cmuara nga secilin nga relatorët:
Shkelqësia e Tij Imzot Gjergj META, Ipeshkëv i Rrëshenit
Z. Fadil REKA, Specialist pranë MAS, Shqipëri
Z. Agim KRASNIQI, përfaqësues Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Kosovë
Prof. Asoc. Dr Majlinda KETA, Departamenti i Filozofisë, Fakulteti i Shkencave Sociale, UT
Prof. Asoc. Dr Mimoza HAFIZI, Departamenti i Fizikës, Fakulteti i Shkencave te Natyrës, UT
Prof. Asoc. Dr Z. Endrit XHINA, Shefi i Departamentit te Informatikës, Fakulteti i Shkencave te Natyrës, UT
Msc . Fiona TELI, Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, University of New York, Tirana
Msc Olta SULA Fakulteti i Inxhinierisë dhe Arkitekturës, University of New York, Tirana
Znj. Dhurata MYRTOLLARI, Drejtoreshë e shkollës ‘Sarina’, trajnere Shkolla e Drejtorëve dhe Ambasadore E-Twining
Si dhe Rrjetin KKEKSH dhe stafin e Sekretariatit te KKESH që me përkushtim u angazhuan në organizimin e këtij seminari.