Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

KKEKSH zhvilloi ditën e sotme dy vizita monitorimi në praninë e Referentit të shkollës 9-vjeçare “At Shtjefën Gjeçovi” në Lezhë z. Sander Vlashaj si dhe me 2 Referentet e  shkollës 9-vjeçare dhe gjimnazit “Maria Ndihmëtare” në Shkodër zj. Manjola Alia-Nenshati si dhe zj. Marjeta Çurçija. Takimi u fokusua kryesisht mbi zbatueshmërinë e procedurës së menaxhimit të rasteve si dhe verifikimit të dosjes që ata duhet të administrojnë në kuadër të Politikës së mbrojtjes së fëmijëve që tashmë KKEKSH aplikon që prej vitit 2019. Monitorimi periodik është një proces që ndihmon shkollën në garantimin e një procedure korrekte për mbrojtjen dhe sigurinë e nxënësve brenda mjedisit shkollor si dhe bën të mundur evidentimin e sfidave dhe vështirësive që ata ndeshin gjatë ushtrimit të veprimtarisë edukative. 

Edukimi Katolik

#safeguardingpolicy

#prevention

#childprotection

#catholiceducation

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.