Safeguarding Policy

Veprimtari sensibilizuese mbi fenomenin e bullizmit

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar në kuadër të muajit të Edukimit Katolik organizoi konkursin kombëtar me titull: “Bullis’bën” me qëllim sensibilizmin e fëmijëve dhe të rinjve mbi fenomenin e bullizmit.

Konkursi u realizua me mbështetjen e projektit “Ndërtimi i një modeli efektiv në garantimin e mbrojtjes tërësore të fëmijëve dhe të rinjve në institucionet edukative katolike në Shqipëri”.

Synimi i konkursit është pasqyrimi i fenomenit të bullizmit dhe dhënia e një mesazhi sensibilizues lidhur me pasojat që ka ky fenomen i cili ndikon negativisht në zhvillimin emocional dhe sjelljen e fëmijëve dhe të rinjve. 

konkursi i esesë

Në konkursin e esesë morën pjesë 50 nxënës që përfaqësuan 8 gjimnaze të rrjetit të institucioneve edukative katolike të KKEKSH. Komisioni i jurisë i përbërë nga 3 Anëtarë konkretisht z. Frano Kulli (shkrimtar) Z. Stefan Çapaliku (shkrimtar) si dhe zj. Orilda Kalemi (profesore e Filozofisë dhe Sociologjisë) me qëllim  vlerësimin e  eseve dhe minispoteve më të mira  përzgjodhën me vlerësimin më të lartë 3 Esetë si më poshtë vijon:

Vendi i parë: Erjola Ndoj (Gjimnazi ‘Rogacionistet’, Lezhë)

 Vendi i dytë: Elena Gorari (Kolegji Preka, Korçë)

Vendi i tretë: Katerina Drabo (Kolegji Preka, Korçë)

konkursi i minispotit

Shkollat pjesëmarrëse në konkursin e minispotit kanë dorëzuar 11 minispote të kuruara nga vetë nxënësit. Juria e ngritur posaçërisht për konkursin përzgjodhi 3 vendet e para si më poshtë:

 Vendi i parë: Gjimnazi “Maria Ndihmëtare”, Shkodër

 Vendi i dytë: Gjimnazi “Atë Pjetër Meshkalla”, Shkodër

Vendi i tretë: Gjimnazi “Don Bosko”, Tiranë

cropped
7V9A2092

Të gjitha minispotet janë ngarkuar në kanalin tonë Youtube dhe mund të shihni 3 vendet e para mëposhtë:

7V9A2247-min

Leave A Comment

Your Comment
All comments are held for moderation.