Në datën 22 nëntor u zhvillua trajnimi me teme: Mjetet dhe materialet e reja didaktike në ndërtimin e një programi mësimor për tematikat e formimit etik.
Trajnimi ka për qëllim t’u japë mësuesve një vizion hyrës mbi etikën dhe rëndësinë e saj formuese për jetën. Gjithashtu i jep atyre mundësinë të përfshijnë nxënësit në këtë ecje formative nëpërmjet instrumenteve konkrete metodologjike dhe didaktike.
Rëndësia e këtij moduli qëndron në nxitjen mësuesve për të ndërtuar instrumente dhe materiale të reja didaktike dhe u mëson se si mund të ndërtohet një program mësimor dhe elementët përkatës për një orë mësimi dinamike.
Trajnues: Moter Teuta Buka dhe MAs. Mirela Andreozzi
Mt. Teuta Buka
Ka një eksperiencë 21 vjeçare në fushën e arsimit si mësimdhënëse, drejtuese dhe eksperte trajnere per te rritur. Formimi i saj baze për gjuhë italiane dhe i pasuruar më specializimin në Teologji shpirtërore dhe kurse të tjera universitare në dy universitete të Romës: Lateranense dhe Ausilium. Ka gjithashtu dhe specializimet e mëtejshme në fushën e lidershipit dhe menaxhimit në arsim në të gjitha nivelet si në Shqipëri po ashtu dhe jashtë.
Mirela Andreozzi (Dautaj)
Eksperte Pedagogjiste me një eksperiencë 22 vjeçare në fushën e edukimit si formal dhe jo formal. Ka formim bazë pedagogjik dhe manaxherial si dhe specializim si trajnuese si në Shqipëri dhe jashtë. Në fushën e trajnimit ka një eksperiencë gati 18 vjeçare në bashkëpunim me qendra trajnimi me traditë në formimin e figurave edukative si drejtues shkollash dhe kopshtesh, edukatore dhe mësues, psikolog e punonjës social.
Â