Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Ditën e sotme pranë Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt takimi i analizës vjetore me Përgjegjësit e mbrojtjes së fëmijëve të rrjetit të shkollave katolike në Shqipëri .

Nën kujdesin e ekspertëve zj. Estela Pemaj (psikologe) si dhe z.Klaudio Pulaha (Pedagog, punonjës social si dhe Menaxher Rasti pranë Linjës Kombëtare të Këshillimit për Fëmijë Alo 116) pjesëmarrësit u informuan mbi “Procedurën e bullizmit në shkolla dhe atij kibernetik si pjesë përbërëse e Politikës, po ashtu  mbi sigurinë online dhe mekanizmat për mbrojtjen e fëmijëve dhe të rinjve në internet, si dhe metodat mbi mundësinë e edukimit të fëmijëve dhe të rinjve që të jenë qytetarë digjitalë të denjë të së ardhmes”.

Faleminderit ekspertëve tanë për bashkëpunimin e deritanishëm në interes të rrjetit të shkollave katolike në Shqipëri. 

KKEKSH ka dhe do të ketë gjithmonë në qëndër të vëmëndjes si dhe  prioritet interesin më të lartë të fëmijëve dhe të rinjve vulnerabël. 

#childprotection
#bullyingprevention
#cyberbullyingprevention
#awarenesschallenge
#safeguardingpolicy
#artificialintelligence

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.