Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Me datë 8 qershor, në ambientet e Universitetit Katolik “Zoja e Këshillit të Mirë” u mbajt Asambleja
XV e KKEKSH, një ndër më të rëndësishmet, me pjesëmarrje të gjerë nga institucionet e edukimit
katolik në Shqipëri. Pas mikpritjes nga ana e sekretariatit, koordinatorja kombëtare e çeli Asamblenë
me një lutje drejtuar Zojës, pasi data përkonte me Ditën e Zemrës së Papërlyer të Saj dhe, me të
mbaruar ai moment, ia dha fjalën Presidentit të Komisionit, Imzot Angelo Massafrës, Arqipeshkëv i
Shkodrës.

Në fjalën e tij, Imzot Massafra vlerësoi punën e deritanishme, duke u ndalur në disa aktivitete me
rëndësi të organizuara nga KKEKSH. Më së pari, përmendi konferencën ndërkombëtare mbi çështjet
e arsimit të mbajtur me datë gjashtë dhjetor 2023 dhe peshën e saj, çka sipas tij, po na afron më tepër
me një ndër pikat e planit strategjik që ka Komisioni, atë të të qenit një zë i veçantë në tryezat e
diskutimeve mbi arsimin. Gjatë fjalës, nuk la pa adresuar edhe një shqetësim, pjesëmarrjen në ndonjë
rast jo fort të kënaqshme të shkollave dhe tha se, për aq kohë sa KKEKSH i përgjigjet nevojave që
vetë shkollat kanë, nuk i duket fort me kuptim kjo qasje e pjesshme. Në përfundim, ftoi motër Teuta
Bukën, koordinatore në detyrë për të raportuar lidhur me të gjithë punën e KKEKSH nga asambleja
e fundit.

Motër Teuta e drejtoi fjalën e saj nga aktivitetet konkrete që na sjellin më pranë plotësimit të planit
strategjik pesë vjeçar si dhe, në mënyrën se si po realizohej hap pas hapi kalimi i drejtimit të Komisionit
nga ajo, drejt koordinatorit të ri të sapozgjedhur, padre Mikele. Qysh prej zgjedhjes në asamblenë e
shkuar, të gjithë njoftimet apo eventet ndërkombëtare ku KKEKSH ftohet, padre Mikele vihet në
dijeni apo merr pjesë, për të kuptuar më mirë dinamikat e punës së Komisionit dhe për ta pasur më të
qartë qasjen që do të ketë ndaj sfidave që kjo detyrë i ngarkon.

Motër Teuta ia la fjalën financieres së Komisionit, znj. Anila Rigo për të paraqitur një pasqyrë të
detajuar financiare të aktivitetit të KKEKSH ku ndaheshin qartë të gjithë zërat e të ardhurave që
KKEKSH ka si dhe shpenzimet e kryera për zhvillimin e aktiviteteve dhe mbarëvajtjen e zyrës së
sekretariatit.

Një pushim i shkurtër kafeje pasoi, për të vijuar me prezantimin e thukët që padre Mikele i bëri
platformës së tij në krye të Komisionit si Koordinator Kombëtar. Në fillim, foli për shoshitjen e
brendshme të idesë për ta marrë këtë detyrë, dilemat që e kanë shoqëruar dhe pranimin përfundimtar;
më pas vlerësoi punën e deritanishme dhe në përfundim, tregoi dy pikat kyçe ku do të fokusojë
KKEKSH-in:

1. Te puna për vendosjen e një theksi më të ndjeshëm mbi vlerat e edukimit katolik si përmbushje e
vlerave ungjillore, jo vetëm në shkollat tona por edhe më gjerë;

2. Formimi i drejtuesve dhe stafeve në mënyrë të atillë që të arrijë të ndikojë pozitivisht në klimën e
përgjithshme të shkollave që ata drejtojnë apo ku ata punojnë.

Në mbyllje të Asamblesë, mons. Massafra falenderoi motër Teutën për punën e deritanishme dhe uroi
padre Mikelen në detyrën e re.A

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.