Skip to content Skip to sidebar Skip to footer

Komisioni Kombëtar i Edukimit Katolik Shqiptar çel thirrjen për një video/photo maker & editor për Konferencën Kombëtare “Pluralizmi Edukativ: Vlera e Kulturës së Pluralitetit dhe e Gjithëpërfshirjes në Edukim në Shqipëri si një Vlerë Evropiane” e cila do të mbahet me datë 6 dhjetor, ora 09:00 – 13:00.

Detyrat:

I përzgjedhur për video/photo maker& editor do të realizojë:

a) Video

a/1: Filmime[1]

  • Filmimin e të gjitha kumtesave në të gjithë sesionet e konferencës;
  • Filmimin e fjalëve hyrëse dhe mbyllëse;
  • Plane të përgjithshme nga konferenca, të pranishmit, kokteji në fund.
  • Editimin e filmimeve të kumtesave duke i paraqitur si të plota dhe të përmbledhura në një minut, sipas udhëzimeve që vijnë nga KKEKSH, udhëzime konkrete si p.sh.: nga ky min deri në këtë min; plane të përgjithshme; nga ky min deri në këtë min.

a/2: Afate

  • Filmimet e plota të secilës kumtesë si dhe të fjalës hyrëse dhe mbyllëse deri maksimumi dy ditë pas mbarimit të konferencës;
  • Filmimet e edituara në një minut deri në dy ditë pas marrjes së udhëzimeve konkrete nga KKEKSH.

b) Fotografi

  • Fotografimin e të gjithë eventit në pikat e tija më kryesore;

b/1: Afate

  • Fotografitë të dërgohen të paedituara brenda ditës së konferencës dhe një pjesë e tyrja, 50 që përfshijnë të gjitha çastet kryesore të konferencës (hapjen, tryezat e sesioneve, secilin prej kumtuesve, ndërhyrjet dhe ndërhyrësit, mbylljen, koktejin) brenda dy ditësh nga data e konferencës.

Oferta ekonomike:

  • Oferta e paraqitur nuk duhet te kalojë shumën e 600 eurove (ku përfshihen dhe taksat)

Aplikimi i kandidatëve të interesuar duhet të përmbajë një CV, një portofol me disa fotografi nga ngjarje të njëjta a të ngjashme si dhe ofertën e kërkuar.

Aplikimi duhet dërguar deri me datën 05/11/2023 në e-mail: info@kkeksh.al

[1] Të gjitha filmimet duhet të jenë edhe me zë, pra kandidati duhet të ketë jo vetëm aparatin dhe/ose kamerën, por edhe mikrofonin e përshtatshëm

Add Comment

KKEKSh

KKEKSH zhvillon kryesisht aktivitete promovuese dhe mbështetëse, ekonomike po ashtu dhe teknike formuese – edukuese, për 45 institucione arsimore katolike në arsimin parauniversitar përfshin 21 shkolla 9-vjecare, 21 kopshte dhe 3 qendra per kurse professionale, me rreth 7300 nxënës dhe 545 mësues si dhe Universitetin Katolik të Mirë. Në vitet 1994-2022, kanë mbaruar nivelin përkatës të shkollës rreth 45.500 nxënës. Institucionet, anëtare të rrjetit, kanë një shtrirje gjeografike në rrethet e: Shkodrës, Lezhës, Tiranës, Durrësit, Elbasanit, Beratit, Fierit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës prej gati 25 vitesh aktiviteti edukues në situatat më në nevojë të vendit.

KKEKSH

KKEKSH © {{2022}}. All Rights Reserved.